E bënë “Nënë me fëmijë”, Dolçe i kthehet ndjekësit dhe u vë pikë aludimeve

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Kosova”, rrjeti zjeu nga thashethemet se Dolce kishte gënjyer për moshën, duke e bërë 40 vjeçe dhe “nënë të fshehtë”.

Edhe pse Prive By Liberta Spahiu e faktoi me kohë përmes dokumenteve se ajo ishte në fakt 31 vjeçe, pyetjet nga publiku kanë vazhduar edhe pas daljes së saj nga shtëpia.

Së fundmi, në një bisedë me ndjekësit në Instagram, dikush e pyeti sërish për datën e lindjes dhe fëmijët. Dolce nuk hezitoi dhe tregoi moshën e saktë (31 vjeçe) dhe theksoi prerë për fëmijët: “Nuk kam”.

E pyetur se pse u hapën këto fjalë në rrjet, ish-banorja i quajti thashethemet thjesht “Llafe koti”, duke i vënë vulën njëherë e përgjithmonë kësaj historie! /Prive By Liberta Spahiu