Me tensione është shoqëruar sqarimi mes Mirit dhe Selin këtë mbrëmje teksa kjo e fundit i kërkonte që të “vinte pikat mbi i” për raportin mes tyre.
Nga ana tjetër Juela ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Selin është e dashuruar me Mirin.
“Selin është e dashuruar me Mirin. Personalisht nuk mendoj që Miri ka ndjenja. Miri është një burrë që është nën kontroll të emocioneve të veta, ka tërheqje fizike ndaj Selin dhe nëse s’do kishte qenë i martuar mundet të kishte pasur diçka mes tyre. Unë besoj se Selin nuk do ia pranojë vetes që është e dashuruar. Unë nuk mendoj se Miri ka ndenja. E dinë të dy që është diçka e pamundur. Miri më duket një djalë që ka kënaqësi të rrethohet nga vajza”, tha Juela.
“Këtu ka ndenja, se kush i ka më të forta nuk e di, normal që edhe Miri e pëlqen”, tha Rogerti.
“Unë po i kërkoj Mirit në këtë pikë që të paktën kur nuk është i aftë të japë përgjigje dhe t’i japë fund kësaj situate, të paktën të mos lejojë njerëzit e tjerë të komentojnë. Ai jo vetëm që i bën akuzat vetë madje dhe i shijojnë kur Juela çohet dhe bën këto deklarata të turpshme.”, tha Selin.
“Si ka mundësi kur jemi në shtëpi unë kurrë nuk flas kur është Selin me Gimbon, por është Selin që komenton situatat e mia me këdo tjetër”, tha Miri./Topchannel