Rifat Jashari ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë, duke bërë thirrje për më shumë unitet dhe më pak përçarje mes akterëve politikë.
Në një deklaratë të shkurtër, ai theksoi se në këtë kohë është e nevojshme që të ulen tensionet dhe të hiqet xhelozia mes palëve, në mënyrë që vendi të ecë përpara.
“Duhet me hek pak xhelozinë, pak atë e pak atë, edhe me rrugëtu së bashku”, është shprehur Jashari, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi dhe mirëkuptimi janë të domosdoshme për stabilitetin politik dhe zhvillimin e vendit.
Deklarata e tij vjen në një moment kur skena politike në Kosovë po përballet me përplasje dhe debate të shumta mes institucioneve dhe partive politike, ndërsa thirrja për unitet nga figura të respektuara publike shpesh shihet si mesazh për uljen e tensioneve dhe fokusim në interesin e përgjithshëm të shtetit.