Në Ushtrinë e Zvicrës thuhet se shërbejnë mbi 10 mijë ushtarë me origjinë shqiptare, shumica e të cilëve janë muslimanë.
Ata kanë mundësinë të respektojnë namazin dhe agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ushtria ofron fleksibilitet dhe mbështetje për harmonizimin e detyrave ushtarake me praktikat fetare, duke reflektuar integrimin dhe respektimin e diversitetit kulturor.
Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today” u diskutua nga Nefail Mailiqi, i cili shpjegoi gjerësisht për pjesëmarrjen dhe përvojën e ushtarëve shqiptarë në armatën helvetike.
Ndërsa Bastri Beka theksoi se Kosova dhe Zvicra janë dy modele të ndryshme.
“Duhet ta kuptojmë se Kosova dhe Zvicra janë dy modele, Zvicra është model sekular, Kosova është shtet laik, Zvicra vjen prej një përvoje historike tjetër”, tha ai.
Ndiqni diskutimin e plotë: