Një nga momentet më emocionale të bisedës në Grida Duma Podcast ishte rrëfimi i Anita Haradinajt për humbjen e nënës së saj, një plagë që, siç thotë ajo, vazhdon ta ndiejë edhe pas shumë vitesh.
Anita tregoi se gjatë jetës ka përjetuar shumë sfida dhe periudha të vështira, përfshirë edhe kohën kur Ramush Haradinaj ndodhej në Gjykata Speciale për ish-Jugosllavinë në Hagë, por asnjë humbje nuk ka qenë më e rëndë për të sesa largimi nga jeta i nënës.
“Kur e kam humbur mamin, aty kam mbetur shumë vetëm. Shumë vetëm. Ajo ka qenë më e vështira. Kanë kaluar 13 vite dhe prapë ndihem vetëm”, tha ajo me emocione gjatë bisedës.
Anita Haradinaj tregoi se mungesa e nënës e prek edhe në momentet më të zakonshme të jetës, sidomos kur sheh njerëzit e afërt që ende kanë mundësinë të kalojnë kohë me prindërit e tyre. “Kur shoqet e mia shkojnë te mamatë e tyre, u them: hajde kënaqu, shijoje, sepse je me fat që e ke”, rrëfeu ajo.
Ndiqni rrefimin e plote