Driton Selmanaj del kundër

Zyrtari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, reagoi ndaj deklaratës së ministrit Nenad Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit.

Selmanaj tha se deklarata se kryeministri Albin Kurti i kishte thënë “do ta bëj për ty” është shqetësuese.

 

“Kështu sillen vetëm ata që shtetin e trajtojnë si pronë private dhe mall për kusuritje,” deklaroi Selmanaj.

Ai kërkoi sqarim të menjëhershëm për mënyrën e marrjes së vendimit.

 

“Çështje kaq të ndjeshme nuk mund të trajtohen si favore personale mes politikanësh,” tha ai.

“Republika e Kosovës nuk është vend i pazareve politike,” shtoi Selmanaj.