Emisioni i sotëm i “Fan Club” ka qenë një fushëbetejë e vërtetë, ku tensionet kanë kaluar çdo limit.
Debati ka degjeneruar në ofendime personale mes të ftuarve dhe motrës së Juelës, e cila ka hyrë në mbrojtje të motrës së saj me tone mjaft të ashpra. Gjatë përplasjes, fjala “torollaçkë” ka qenë vetëm fillimi i një sherri që la stafin dhe publikun pa fjalë.
Por surpriza më e madhe erdhi kur u përmendën fotot e Selinit në Dubai. Sipas pretendimeve që po qarkullojnë, këto imazhe hedhin dritë mbi një jetë tjetër të banores jashtë shtëpisë, duke vënë në dyshim imazhin e saj “të pafajshëm” që ka treguar deri tani në Big Brother VIP. Motra e Juelës ka lëshuar akuza të forta, duke lënë të kuptohet se loja e Selinit është e gjitha një fasadë.