Tensionet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë arritur kulmin pas spektaklit të mbrëmshëm, ku një video e shfaqur gjatë Prime-it ka tronditur marrëdhënien e Selinit dhe Gimbos.
Menjëherë pas përfundimit të transmetimit live, pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur një moment mjaft agresiv ku Selin, e revoltuar nga veprimet e partnerit të saj, e ka shtyrë atë.
Gimbo ka tentuar të sqarohet, por ajo nuk ka pranuar asnjë komunikim, duke u izoluar në dhomën e gjumit.
Ndjekësit në rrjetet sociale janë ndarë në dy kampe, ku shumë prej tyre e shohin këtë si fundin përfundimtar të çiftit më të komentuar të këtij edicioni.