Një moment nga Big Brother VIP ka bërë xhiron e rrjetit dhe po komentohet shumë në rrjetet sociale.
Në një “story” të publikuar në Instagram, shihet një pjesë nga emisioni ku në ekran shfaqet Mali së bashku me nënën e tij, këngëtaren Violeta Kukaj.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte komenti që shoqëronte videon:
“Ore sa vjeç është Mali, që e paska nënën më të re se Brikena!”
Kjo fjali ka shkaktuar menjëherë reagime dhe diskutime në rrjet, pasi shumë ndjekës u habitën me pamjen rinore të Violetës.
Disa e morën me humor, ndërsa të tjerë nisën të diskutojnë për moshën dhe paraqitjen e saj, duke thënë se duket shumë më e re nga sa e prisnin.