Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, reagoi ndaj deklaratës së ministrit Nenad Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit.
Hoti tha se deklarata e Rashiqit “e zhvesh plotësisht” kryeministrin Albin Kurti nga retorika e tij politike.
“Për vite u fol për ‘tradhti’ dhe ‘falje të tokës për manastirin’,” shkroi Hoti.
“Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi ishte shumë i thjeshtë: ‘Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd’.”
Sipas tij, një veprim që dikur paraqitej si tradhti u bë më pas vendim i qeverisë.
“Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër,” deklaroi Hoti.
“Kaq ‘serioze’ është vendimmarrja shtetërore e Kurtit,” shtoi ai.