Ministri Hekuran Murati ka reaguar lidhur me disa lajme te rreme te cilat jane shperndare ne rrjetet solciale.
Ndiqni reagimin e tij te plote:
Pretendimi i portalit do të qëndronte nëse procesi i zgjedhjes së Presidentit do të konsumohej sipas paragrafit 6 të nenit 86 të Kushtetutës, dhe në rast të dështimit të zgjedhjes edhe pas rundit të 3-të, vendi patjetër që do të shkonte në zgjedhje ashtu siç kam thënë me 25 dhjetor 2025.
Mirëpo e vërteta është se aktualisht nuk jemi në situatën që përshkruhet në paragrafin 6 të nenit 86, pra nuk janë konsumuar 3 runde votimi ku askush nuk i ka marrë 61 vota.
Në fakt, tash jemi tek paragrafi 1.3 i nenit 82 të Kushtetutës. Pra, janë 60 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin që nga nisja e procedurës.
Kaq e thjeshtë është kjo. Por kur mision i portalit është dezinformimi, atëherë edhe gjërat e thjeshta u lidhen nyje.