Del tjetër video e Albin Kurtit

Para 10 ditësh, pas takimit kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministri Albin Kurti alarmonte se mund të shkohet sërish në zgjedhje.

Në një video të publikuar në Nacionale, ai e përmend dy herë çështjen e zgjedhjeve brenda pak minutave.

 

“Biseduam për zhvillimet politike, biseduam për shumë çështje. Natyrisht që zgjidhja është në mesin e këtyre tri subjektevëe politike. Edhe VV 66, me partnerët që ka garuar bashkë dhe pakicat që na janë bashkëngjitur mandej, kur ja shton edhe 15 deputetë të LDK-së, bëhet 81, pra mezi.

 

Prandaj, edhe VV me LDK-në, nuk është formulë e sigurtë që ta tejkalojmë këtë çështje dhe të mos detyrohemi që të shkojmë sërish në zgjedhje.

Vetëm e bëra aritmetikën e numrave që është një fakt objektiv midis nesh që duhet trajtuar me seriozitet maksimal në mënyrë që në prill të mos kemi zgjedhje sërish” – thotë Kurti në këtë video.