“Bomba e ditës” / Richard Grenell, jep super lajmin e mir për kthimin e Presidentit Thaçi!

I Dërguari Special Presidencial për Misione të Veçanta të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, i ka quajtur lajm të mirë zgjedhjet e reja në Kosovë pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri.

Ai këtë e lidhi edhe me rikthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

 

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, ka shkruar ai në X.

Grenell ka shërbyer edhe si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi gjatë viteve 2019-2021.

Presidentja Vjosa Osmani dje nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit pasi dështoi zgjedhja e presidentit sipas afatit kushtetues.

Këtë dekret e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje, e cila e konsideroi antikushtetues./Periskopi