Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend, duke bërë të ditur se janë në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për aktet që, sipas tij, janë antikushtetuese.
Bahtiri ka thënë se së shpejti pritet të kuptohet se i kujt është “skenari” për bllokimin e shtetit dhe nga buron, siç u shpreh ai, loja politike që po bëhet në emër të shtetit për rikthimin e pushtetit.
Ai ka theksuar se askush nuk ka të drejtë që, për shkak të ambicieve politike, ta fusë shtetin në krizë, duke shtuar se e vërteta do të dalë në dritë pas vendimit të Kushtetueses.