Është një moment i pazakontë i viteve të fundit. Një lider i Partisë Demokratike të Kosovës brenda kullës së Jasharëve.
Pas më shumë se dhjetë vitesh, Bedri Hamza është bërë politikani i parë i lidershipit të PDK-së që pritet në Kullën e Jasharëve në Prekaz.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është pritur sot në kullë nga kryefamiljari Rifat Jashari.
Mes vizitës së fundit dhe kësaj të sotmes ndodhet në mes një histori tensioni dhe acarimi i raporteve mes PDK-së dhe familjes Jashari. Ishte bërë e zakonshme që ish-kryetari i PDK-së, pastaj ish-presidenti Hashim Thaçi, të kryente homazhe te varrezat e Jasharëve por jo të pritej në Kullë.