Osmani “godet” Kurtin dhe VV: Vendin këtu e sollën njerëz me qëllime të rrezikshme

Presidentja në largim e Kosovës, Vjosa Osmani e ka sulmuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti pas nxjerrjes së dekretit për shpërbërjen e Kuvendit.

Osmani, në një konferencë për media nga selia e Presidencës, foli për plane për zvarritje dhe bllokada.

Ajo tha se dështimi i zgjedhjes së presidentit nuk ishte rastësor, por “shumë mirë i kalkuluar dhe i ideuar”.

“Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme”, u shpreh presidentja.

Në fund, shefja e shtetit tha se ka qenë e detyruar që ta shpërndajë Kuvendin.

“Arseyja pse jam e detyruar që ta shpërndajë Kuvendin është sepse përfaqësuesit e popullit vendosën ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja”, tha ajo.