Tashmë që edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka përfunduar, me Londrimin që u shpall fitues i madh, vëmendja e publikut duket se nuk ndalet vetëm te nata finale.
Pasi dritat e shtëpisë u fikën, ish-banorët i janë rikthyer menjëherë rutinës dhe udhëtimeve të tyre jashtë Kosovës. Elijona dhe Klodi, dy personazhe që u diskutuan përgjatë këtij sezoni, kanë marrë drejtime krejtësisht të ndryshme.
Sot, Elijona ka nisur rrugën e saj drejt Gjermanisë, ndërkohë që Klodi ka udhëtuar drejt Italisë.
Megjithatë, fansave të vëmendshëm të rrjeteve sociale nuk u shpëton asnjë lëvizje dhe kanë kapur një detaj mjaft interesant. Gjatë udhëtimit, Elijona është parë e veshur me një xhup pellushi ngjyrë bezhë, i cili rezulton të jetë i njëjti xhup që Klodi ka mbajtur veshur shpesh brenda shtëpisë më të famshme.
Nuk dihet me saktësi nëse Klodi ia ka dhënë këtë veshje gjatë kohës që ishin ende brenda në shtëpi, apo nëse ky shkëmbim ka ndodhur pasi aventura e tyre televizive ka përfunduar.
Fotot krahasuese po bëjnë xhiron në platformën X, duke nxitur kuriozitetin e ndjekësve nëse kjo ishte thjesht një zgjedhje komode për një udhëtim të gjatë, apo një mënyrë për ta mbajtur afër vetes tani që ndodhen në shtete të ndryshme.
Raporti i tyre jashtë kamerave dhe në distancë mbetet ende për t’u parë në ditët në vijim. /Prive By Liberta Spahiu