Pas ceremonisë së organizuar brenda shtëpisë, ku Selin dhe Gimbo kurorëzuan lidhjen e tyre në një atmosferë festive dhe plot emocione, reagimet nga jashtë nuk munguan. Një ndër komentet që u përhap shpejt në rrjet ishte ai i Gjesti, i cili reagoi në mënyrë mjaft epike në rrjetet sociale.
Në komentin e tij ai shkroi me humor:
“Urimeeeee urimeeee kur del jasht e kallim qysh duhet dasmën puqi ?”.
Ky reagim u komentua menjëherë nga ndjekësit, duke e kthyer në një moment viral. Shumë fansa e morën si një reagim spontan dhe plot humor nga ana e tij, ndërsa të tjerë e konsideruan si një mënyrë për t’i uruar çiftit në stilin karakteristik të Gjestit.
Dasma e Selin dhe Gimbos vazhdon të jetë një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, duke gjeneruar reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj në rrjetet sociale.