Sipas burimeve të Gazeta Minuti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte marrë vendimin që të mos e kandidojë më për presidente aktualen Vjosa Osmani shumë kohë para zhvillimeve të fundit politike, ndërsa vendimi thuhet se lidhet me disa episode që, sipas këtyre burimeve, kanë krijuar ftohje të thellë mes dy figurave që dikur kishin bashkëpunim të afërt politik.
Sipas të njëjtave burime, momenti kur Kurti kishte filluar të rishqyrtojë seriozisht mbështetjen për Osmanin lidhet me pjesëmarrjen e saj në takimin e “Bordit të Paqes”, një iniciativë ndërkombëtare ku ajo u ftua nga presidenti amerikan Donald Trump për ta përfaqësuar Kosovën.
Presidentja Osmani kishte marrë ftesë personale nga Trump për të qenë pjesë e këtij mekanizmi dhe kishte marrë pjesë në ceremoninë themeluese të këtij bordi, duke e cilësuar iniciativën si një hap drejt ndërtimit të paqes dhe duke falënderuar presidentin amerikan për lidershipin e tij.
Megjithatë, sipas burimeve të Gazeta Minuti, në qarqet e Vetëvendosjes kjo lëvizje ishte interpretuar si një veprim që nuk ishte koordinuar politikisht me qeverinë, gjë që thuhet se kishte shkaktuar pakënaqësi në rrethin e ngushtë të Kurtit.
Përplasjet që u thelluan me kalimin e kohës
Burimet tregojnë se raportet mes Kurtit dhe Osmanit nuk janë përkeqësuar vetëm për shkak të këtij episodi. Sipas tyre, tensionet janë shtuar gradualisht gjatë muajve të fundit për shkak të disa zhvillimeve politike dhe pozicionimeve publike të presidentes.
Një nga momentet që përmendet nga burimet është edhe afrimi i saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjë që në disa qarqe politike në Prishtinë është interpretuar si një sinjal i një distance politike nga qeveria e Kosovës.
Po ashtu, sipas këtyre burimeve, një tjetër moment që ka ndikuar në përkeqësimin e raportit mes dy liderëve ka qenë edhe paraqitja publike e Osmanit në marshin për Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), një aktivitet që kishte ngjallur reagime të ndryshme në skenën politike dhe që, sipas tyre, është parë si një pozicionim politik i pavarur nga qeveria.
Vendimi i marrë më herët
Në këtë kontekst, burimet e Gazeta Minuti thonë se vendimi i Kurtit për të mos e mbështetur Osmanin për një mandat të ri presidencial nuk është një zhvillim i momentit, por një vendim që ishte marrë në heshtje që nga fillimi i këtij viti, ndërsa zhvillimet e fundit vetëm sa e kanë konfirmuar këtë qëndrim.
Sipas këtyre burimeve, brenda Vetëvendosjes kishte filluar të diskutohej edhe për emra alternativë për postin e presidentit, ndërsa një nga emrat që është përmendur publikisht në këtë kontekst është edhe ai i mjekes dhe deputetes Fatmire Kollçaku.
Nëse këto zhvillime konfirmohen edhe zyrtarisht në javët në vijim, atëherë vendi mund të përballet me një nga përplasjet më të mëdha politike të viteve të fundit, duke qenë se zgjedhja e presidentit kërkon mbështetje të gjerë parlamentare dhe