Vetëvendosje edhe kandidatin e dytë për President

Sipas burimeve të Gazeta MinutiLëvizja Vetëvendosje po shqyrton mundësinë e propozuarjes së një kandidati të dytë për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, si pjesë e strategjisë së saj për të siguruar konsensus në Kuvend.

Burimet bëjnë të ditur se kryeministri Albin Kurti po përdor taktika për të siguruar që kandidati i dytë të jetë nga jashtë grupit parlamentar të VV-së, duke synuar shmangien e përplasjeve të brendshme dhe maksimizimin e mbështetjes së deputetëve.

Disa nga emrat më të përfolur për këtë kandidaturë janë Justina Shiroka-PulaAndin Hoti, si dhe figura të njohura publike si Atifete Jahjaga dhe Veton Surroi. Të gjithë konsiderohen për profilin e tyre institucional dhe reputacionin që mund të sigurojë mbështetje të gjerë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Burimet e Gazeta Minuti theksojnë se përveç përzgjedhjes së kandidatit, LVV po analizon edhe gatishmërinë e partive të tjera parlamentare për të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së Presidentit, me synimin që të shmanget dështimi i procesit.

Ky zhvillim tregon qasjen taktike të kryeministrit dhe partisë së tij, ku përveç kandidaturës së konfirmuar të Glauk Konjufca, LVV po ndërton një plan rezervë për të testuar konsensusin politik dhe për të siguruar stabilitet institucional në zgjedhjen e Presidentit.

Gazeta Minuti do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet lidhur me kandidatët e mundshëm dhe dinamikat brenda LVV-së, ndërsa procesi për zgjedhjen e Presidentit mbetet në qendër të skenës politike kosovare.