LVV pro, PDK kundër/ Komisioni për Legjislacion i miraton amandamentet e Osmanit

Me 6 vota për dhe 2 kundër Komisioni për Legjislacion i ka miratuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Tani këto ndryshime priten të shqyrtohen në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës. Kundër këtyre ndryshimeve votuan dy anëtarët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu Kodra.

Lexo më shumë  Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Para votimit të ndryshimeve kushtetuese pati një debat të ashpër ndërmjet anëtarëve të këtij komisioni. Kryetari i këtij komisioni, Përparim Gruda, vlerësoi se ndryshimet kushtetuese të para një dekade nuk mund të votohen tani, derisa anëtarët e LVV-së, Adnan Rrustemi, Vigan Qorrolli e Adnan Abrashi vlerësuan se ato e kanë vulën e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo që ka mbetur është vota në Kuvend.

Sipas ndryshimeve të propozuara, presidenti i shtetit do të duhej të zgjidhej me votë direkte nga qytetarët.