Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pasdite do të vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit të ri, duke shprehur shpresën që në garë të ketë edhe një kandidat të dytë, siç kërkon Kushtetuta.
Sipas kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, aktualisht i vetmi kandidat i propozuar është zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, me nënshkrimet e 30 deputetëve të Lëvizja Vetëvendosje dhe grupit multietnik.
Seanca për zgjedhjen e presidentit nuk mund të mbahet me vetëm një kandidat, ndërsa sot është afati i fundit për konstituimin e saj.
Ndiqni deklaraten