Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla e cila tashmë dihet se nuk ka marrëdhënie të mira me Presidenten Osmani, ka folur pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit në Kuvendin e Kosovës.
Çuditërisht, edhe pse VV nuk e kandidoi për presidente, znj. Osmani, e njëjta fajëson opozitën që “nuk pati votë për Presidenten Osmani”.
Ndër të tjera ajo deklaroi:
“Sepse opozita nuk pati votë për zonjën Osmani. Prandaj ne edhe proceduam sot si Grup Parlamentar kërkesën për amandamentimin e kushtetueses me qëllim që Prsidentja të zgjedhet nga qytetari, duke parë një përkrahje të Presidentes Osmani tek qytetarët e Republikës së Kosovës. është për keqardhje që nuk gjetëm mbështetjen nga deputetët as për kërkesën e Presidentes dhe as për zgjedhjen e Presidentit të ri. Unë dua të jem pozitive dhe shpresoj që nesër, disa nga deputetët që hapur e kanë bojkotuar sot seancën t’i thërrasin mendjes, të vjnë e e të zgjedhin Presidentin e vendit, ta ndryshojmë formën me të cilën zgjedhet Presidenti i Kosovës. Nuk e besoj që kemi arsye të shkojmë në zgjedhje sepse procesi ka nisur dhe do të përpiqemi që t;i vazhdojmë seancat”