Si kurrë më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u ballafaquar sy më sy me opinionisten Monika Kryemadhi, për t`u rifutur sërish më vonë.
Kjo për një moment bëri të lumtur banorët e tjerë që menduan se shpëtuan nga Rogerti, megjithatë kënaqësia e tyre zgjati shumë pak.
Me sa duket Rogerti ka reflektuar nga ajo që ndodhi mbrëmë për të parë lëvizjet e banorëve.
Sot në Dhomën e Rrëfimit ai është shprehur se “kundërshtarët më të fortë që ka në këtë lojë janë Selin dhe Miri, dhe se Mirit iu bë shumë qefi kur ai doli”.