Reagon më në fund edhe e “famshmja” e VV-së, Dejona Mihali

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar lidhur me debatet për procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke akuzuar opozitën për mungesë vullneti për të marrë pjesë në seancë dhe për të mbështetur cilindo kandidat.

 

Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, ajo ka thënë se Vetëvendosje nuk është tërhequr asnjëherë nga përgjegjësitë politike dhe ka vepruar gjithmonë në përputhje me rrethanat, qoftë përmes protestave, krijimit të fronteve opozitare apo pjesëmarrjes në qeverisje.

 

“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk bën kurrë lojra me çështjet politike. Në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim.Sidoqë duket tani situata apo rreshtimi i aktorëve politikë, ajo çfarë është e sigurtë si drita e diellit është se ne nuk kemi ikur asnjëherë nga detyrat. Kur është dashur me protestu e kemi bërë. Kur është dashur front opozitar e kemi bërë jo njëherë por dy. Kur është dashur koalicion qeveritar e kemi bërë. Kur është dashur front i gjerë qytetar dhe qeverisje e mirë e kemi krijuar. Kur është dashur respektim i votës dhe vullnetit qytetar e kemi nxjerrë në plan të parë”, ka shkruar Mihali.

 

Ajo ka theksuar se partitë opozitare kanë qëndrime që, sipas saj, çojnë drejt një rezultati të vetëm – zgjedhjeve të reja.

“PDK ka kërkuar marrëveshje politike pa emër konkret vetëm me kriterin që emri të vi nga PDK dhe deputetët tanë ta votojnë. Kjo do të thotë qartë: zgjedhje. LDK qartë dhe publikisht nuk ka qendrim të unifikuar në grupin parlamentar. Mbi 4 deputetë kanë plane të tjera nga lidershipi i partisë. Si pasojë nuk është në gjendje të japë asnjë garanci për veprimet e veta si grup i plotë parlamentar. Kjo do të thotë: zgjedhje. AAK ka dashur si kandidat kryetarin aktual të partisë. Ia ka ofruar opozitës dhe as ai nuk ka marrë mbështetje. Për tjetërkënd nuk qendron në sallë. Kjo do të thotë: zgjedhje”, ka thënë tutje Mihali.