Alice Maselli, partnerja e ish-finalistit të këtij edicioni të BBVK, Klodit, feston sot ditëlindjen e saj. Mirëpo, ajo që ka shqetësuar ndjekësit besnikë të çiftit është një detaj që bie menjëherë në sy: mungesa e plotë e një urimi publik nga ana e Klodit.
Përmes postimeve të shumta në “Instastory”, Alice ka treguar se ka udhëtuar nga Kosova drejt Italisë për të festuar këtë ditë të veçantë. Megjithatë, në asnjë prej sekuencave të festës, ku Alice shfaqet me tortën e ditëlindjes dhe ambientin festiv, Klodi nuk vërehet askund.
Deri më tani, nuk ka asnjë lëvizje, foto apo video nga ana e tij që të dëshmojë praninë e tij në këtë udhëtim apo festë. Kjo heshtje është mjaft e papritur, duke kujtuar se vetëm të premten që lamë pas, Alice ishte në Kosovë për ta mbështetur Klodin në natën finale të BBVK.
Kjo “zhdukje” e përkohshme e Klodit nga prapaskenat e ditëlindjes ka ngritur pikëpyetje të shumta te fansat: A po festojnë në privatësi, apo dinamikat mes çiftit kanë ndryshuar pas daljes nga formati.
Ja dhe pamjet: