Rrjeti ka shpërthyer në komente dhe reagime të shumta vetëm pak çaste pas përfundimit të finales së madhe të Big Brother VIP Kosova. Një ngjarje e papritur ka tronditur ndjekësit e këtij spektakli: llogaria zyrtare në Instagram e Benitës, ish-konkurrentes që u përfol shumë për raportin e saj me Klodin, ka rënë pre e hakerave.
Por, ajo që ka lënë të gjithë pa fjalë nuk është vetëm sulmi kibernetik, por përmbajtja që hakerat kanë filluar të publikojnë në “Story”. Bëhet fjalë për disa biseda private (Chat) mes Benitës dhe Klodit, të cilat duket se janë zhvilluar para hyrjes së tyre në shtëpi ose në momente kyçe të lojës.
Çfarë fshihet në ato mesazhe? Sipas pamjeve që po qarkullojnë me shpejtësi në grupet e fansave, bisedat tregojnë një afërsi shumë më të madhe se sa ajo që u pranua publikisht. Në disa prej tyre, emri i Elijonës përmendet në kontekste që ngrenë dyshime të forta: A ishte lidhja e Klodit me Elijonën një strategji e mirëfilltë e koordinuar që jashtë? Apo Benita po mbante një sekret që mund të shkatërronte imazhin e çiftit të shtëpisë?
“Mjaft me maska, publiku duhet ta dijë të vërtetën,” shkruhej në njërën prej postimeve të hakerave që shoqëronte foton e një bisede ku Klodi i premtonte diçka Benitës.
Ky skandal vjen në momentin më delikat, kur Elijona sapo ka lënë shtëpinë dhe po përballet me realitetin jashtë. Burime pranë rrethit të saj tregojnë se ajo ka mbetur e shokuar nga këto publikime. Ndërkohë, Benita ende nuk ka arritur të rimarrë kontrollin e llogarisë së saj për të dhënë një sqarim. A janë këto biseda autentike apo një montazh i qëllimshëm për të dëmtuar protagonistët në natën e tyre më të rëndësishme?