Katër ditë nga sot, vendi ose do të ketë president të ri ose do të ketë zgjedhje të reja, raporton Periskopi.
Takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i orës 14:00 ( 2 mars) mund të jetë ‘befasues’ nga dy liderët e partive politike, ku mund të nxjerret emri i Vjosa Osmanit si kandidat edhe për një mandat pesë vjeçar në krye të Presidencës së Kosovës.
Burime të Periskopit kanë thënë se tashmë kryetari i LDK`së ka një qëndrim për këtë e ku me “vullnetin” e tij, 15 votat që përfaqëson LDK në Kuvendin e Kosovës do të shkonin në favor të Vjosa Osmanit, ose së paku sikurse në vitin 2021, Lumir Abdixhiku do t`i bëntë kuorumin Osmanit, në mënyrë që në raundin e tretë ajo të zgjedhej presidente me 61 vota.
Një skenar pak a shumë që është parë pesë vite më parë.
“Pavarësisht” insistimit të Abdixhikut dhe propozimit në momentin e fundit të Vjsosa Osmanit nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për një mandat si presidente, në LDK jo të gjithë kanë votë për presidenten aktuale.
Burime të Periskopit kanë thënë se nga 15 numra sa ka LDK në Kuvend, së paku 4 nga ta janë kundër Vjosa Osmanit.
Bazuar në një matematikë të thjeshtë, i bie që aktualisht janë 79 vota “të sigurta” për Vjosa Osmanin.
57 nga Lëvizja Vetëvendosje përfshirë këtu edhe Listën Guxo, 10 plus dhe një (11) nga komuniteti jo shumicë serbe, përfshirë Duda Baljen, një deputet nga partia e Nenad Rashiqit dhe Adem Hoxhës dhe 11 të LDK`së, çojnë në numrin total në 79.
Kështu së paku kanë thënë burime të sigurta të Periskopit gjendjen e numrave në Kuvendin e Kosovës.
Sikurse të gjithë deputetët e LDK do të votonin pro Vjosa Osmanit ose së paku do të qëndronin në sallë, Osmani kësisoj do t`i sigurtonte 83 deputetë.
Me 4 ose 5 mars kurdo që do të thirrej seanca për çështjen e Presidentit nëse LDK do të ishte unike me numrat që përfaqësohet në Kuvend, presidenti do të zgjedhej dhe vendi nuk do të shkonte në zgjedhje të reja.
Periskopi ka kontaktuar shefen e grupit parlamentar të LDK, Jehona Lushaku dhe deputeten Duda Balje në lidhje me këtë çështje, por asnjëra nuk i është përgjigjur interesimit të portalit.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës ka pasur dy takime me liderin e Partisë Demaokratike të Kosovës, takime këto që nuk kanë prodhuar as edhe një rezultat mes tyre.
Bedri Hamza doli në konferencë për media pas takimit të fundit me Kurtin e ku tha se partia që drejton ka kanadiat për presidnet, por pa përmendur emra se kush mund të jetë.