Lufta mes Iranit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit po hyn në një fazë tepër të rrezikshme që analistët ndërkombëtarë e konsiderojnë si krizën më të madhe globale të dekadës. Pas sulmeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Izrael ndaj objektivave strategjike iraniane dhe kundërpërgjigjes së ashpër me raketa nga Teherani, Lindja e Mesme është përfshirë nga një spirale përshkallëzimi që kërcënon të dalë jashtë kontrollit.
Sipas paralajmërimeve të analistit Cako, kjo përballje nuk është më vetëm rajonale, por mund të prodhojë pasoja zinxhir për gjithë botën — nga rritja drastike e çmimeve të naftës dhe destabilizimi ekonomik global, deri te rreziku i përfshirjes së fuqive të tjera ushtarake dhe hapjes së fronteve të reja në Lindjen e Mesme. Mbyllja praktike e ngushticës së Hormuzit, nga ku kalon një pjesë e madhe e energjisë botërore, po konsiderohet sinjali më alarmues për ekonominë ndërkombëtare.
Ndërsa Izraeli ka shpallur gjendje emergjente dhe grupet aleate të Iranit kanë hyrë gradualisht në konflikt, frika për një përplasje më të gjerë globale po rritet çdo orë. Pyetja që shtrohet tani është: a po hyn bota në një luftë të re me pasoja historike?