“Vjosa Osmani mori këtë vendim vetëm 30 minuta pas takimit Kurti-Hamza”

Analisti politik Dibran Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurtidhe kryetarit të PDK-së Bedri Hamza.

Sipas Hoxhës, vetëm 30 minuta pas përfundimit të këtij takimi, presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin e Buxhetit.

“30 minuta pas takimit Kurti – Hamza, Vjosa Osmani e dekreton Ligjin e Buxhetit”, ka shkruar Hoxha, duke nënkuptuar se vendimi i presidencës lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet politike dhe marrëdhëniet ndërmjet palëve.

Ky veprim ka nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme në opinionin publik, në një kohë kur vendi po përballet me tensione politike dhe diskutime rreth zgjedhjes së presidentit dhe stabilitetit institucional.
Ja dhe reagimi i saj ne vazhdim: