“Nuk është se na erdhi mirë, e menduam më qetë, me gjakftohtësi. E dimë që nuk është e vërtetë, është lojë, s’ka pse të merren gjërat me tendencë. Nuk jam dakord që publiku të gjykojë, të japë një gjykim që ky është kështy, pa e njohur”.
Ndërsa i pyetur se si e përjetuan prindërit, vëllai i Mirit u përgjigj:
“Edhe Miri dhe unë¸se barra bie tek unë tani, kemi qenë ndjekës të Big Brother, e dimë se si funksionon. Që kur mori vendimin që do hynte, u thamë që është lojë dhe nuk duhet t’a marrin shumë seriozisht. Është për një qëllim, e ka personale, nuk kemi pse të mendojmë se është e vërtetë. Miri nuk është perfekt, bën gabimet e veta, bën të mirat e veta. Miri është është shumë mirë, po bën një lojë korrekte, nuk ka cenuar askënd”.