Reagon Klodi: “Më thatë që e kontaktuat… por ajo më bllokoi gjithkund!”

Mbrëmjen e kaluar, Klodi i dha fund rrugëtimit të tij në Big Brother VIP, duke u renditur i 4-ti në garë. Dalja e tij u komentua shumë në rrjete sociale, jo vetëm për pozicionimin në finale, por edhe për reagimin që erdhi menjëherë pas largimit nga shtëpia.

 

Pak orë pas përfundimit të spektaklit, Klodi publikoi një story në profilin e tij, ku lë të kuptohet se është përballur me një situatë të papritur në jetën personale sapo doli jashtë. Në story-n e publikuar, ai shkruan tekstin:

“Në dhomën e rrëfimit më thatë që e keni kontaktuar të dashurën time dhe që çdo gjë është në rregull, por tani po e shoh më ka bllokuar gjithkund. Çfarë ‘në rregull’ është kjo?”

 

Ky mesazh ndezi menjëherë diskutime mes ndjekësve, të cilët po pyesin se çfarë ka ndodhur realisht gjatë kohës që Klodi ishte brenda shtëpisë dhe pse, sipas tij, situata jashtë nuk paska qenë aspak “në rregull”.

Disa e kanë parë këtë reagim si një shenjë zhgënjimi dhe konfuzioni, ndërsa të tjerë presin që Klodi të japë më shumë detaje në ditët në vazhdim për të sqaruar se për kë bëhet fjalë dhe çfarë fshihet pas bllokimit.

Për momentin, Klodi nuk ka shtuar asgjë tjetër përveç këtij postimi, por një gjë është e sigurt: pas daljes si i 4-ti, ai po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe jashtë shtëpisë.