Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka reaguar pas përfundimit të spektaklit, ku arriti të rrëmbejë vendin e dytë.
Elijona u shpreh krenare për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend, duke theksuar se ky rezultat ka tejkaluar pritshmëritë e saj.
“Jam shumë krenare me veten, vendin e dytë as nuk e kam paramenduar kur kam hy në Big. Ju dua të gjithëve”, tha ajo
Elijona falënderoi publikun për mbështetjen gjatë gjithë eksperiencës në reality show, duke lënë të kuptohet se kjo eksperiencë do të mbetet një ndër më të rëndësishmet në jetën e saj.
Renditja përfundimtare e edicionit të katërt ishte:
Vendi i pestë: Hygerta
Vendi i katërt: Klodi
Vendi i tretë: Ludo
Vendi i dytë: Elijona
Ndërsa fituesi i madh i këtij sezoni u shpall Londrimi.