Një postim i fundit në rrjetet sociale ka mjaftuar për të ndezur spekulimet se një hyrje e re dhe mjaft “shperthyese” pritet të ndodhë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Eda Likaj, e njohur si ish-partnerja e Mateos gjatë pjesëmarrjes së tyre në programin “Përputhen”, ka ndarë me ndjekësit një imazh të një valixheje të bërë gati.
Ky detaj është interpretuar menjëherë nga publiku si një sinjal i qartë se ajo po përgatitet t’i bashkohet garës.
Hyrja e saj e mundshme vjen në një moment mjaft interesant të lojës. Pas javësh të tëra përpjekjesh dhe refuzimesh, Mateo duket se më në fund ka arritur të thyejë akujt me Brikenën, duke krijuar një afrimitet që po komentohet gjerësisht.
Prania e Edës në shtëpi shihet si një lëvizje që do të trazonte jo pak situatën mes tyre, duke vënë në provë raportin e ri që Mateo po ndërton.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse valixhja e Edës ka vërtet si destinacion shtëpinë e BBVA dhe si do të reagojë Mateo kur të përballet me të kaluarën e tij përballë Brikenës.