“BOOM… nuk ka kthim mbrapa!” – Labi shpërthen me mesazh të fortë: “Nuk shaj, unë paralajmëroj”

Labi ka reaguar me tone të forta në InstaStory, duke lënë të kuptohet se prej ditësh ka folur “me fakte” dhe se tani “po del e vërteta në shesh”. Në tekstin e publikuar prej tij, ai i përgjigjet komenteve që, sipas tij, e kanë etiketuar si person që “po shan produksionin”, ndërsa sot – siç shprehet – po kuptohet se paralajmërimet e tij kanë pasur bazë.

 

“Deri dje: ‘Labi i keq, po shan produksionin?’ Sot? Po qeshin fansat, po qesh familja, po del krejt e vërteta në shesh,” shkruan ai, duke theksuar se nuk ka folur nga inati, por “prej fakteve”. Më tej, Labi shton se ka folur me kohë dhe se ka qenë i bindur se momenti i sqarimit do të vinte: “Unë kam fol me kohë. Jo prej inati – po prej fakteve.”

Mesazhi bëhet edhe më i ashpër në pjesën ku ai paralajmëron se kur dalin të vërtetat, nuk ka më kthim prapa: “Mos u ngutni me gjyku njerin që flet drejt. Se kur del e vërteta… BOOM… nuk ka kthim mbrapa.” Në fund, ai e mbyll me një fjali që u interpretua si “thumb” dhe si paralajmërim për zhvillime të tjera: “Labi nuk shan – Labi paralajmëron.”

 

Ky reagim po komentohet gjerësisht në rrjet, sidomos në një periudhë kur publiku i “Big Brother VIP Albania” po diskuton fort për vendime të produksionit dhe ndryshime në lojë. Ditët e fundit, disa media kanë raportuar për mbërritjen e një “zarfi të zi” në shtëpi dhe për anulimin e televotimit, ndërsa është bërë e ditur se detajet do të sqarohen nga “Vëllai i Madh” në spektaklin pasues. 

Megjithatë, vetë Labi në postimin e tij nuk jep emra dhe as nuk sqaron konkretisht kujt i referohet me “prodhuksion” apo çfarë “faktesh” pretendon se po dalin në shesh. Kjo ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve, të cilët në komente po kërkojnë sqarime: a bëhet fjalë për një situatë të caktuar brenda formatit, apo për prapaskena që ende nuk janë bërë publike?

Në pritje të zhvillimeve të radhës, një gjë është e sigurt: reagimi i Labit e ka ndezur sërish debatin online dhe ka rikthyer vëmendjen te çështjet që po trazojnë publikun rreth vendimeve të fundit në format.