Zarf në shtëpi, “Vëllai i madh” merr këtë vendim për Selin dhe Gimbo

Një zarf ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke njoftuar një vendim të marrë nga Vëllai i Madh pas një kërkese specifike të bërë nga Gimbo.

Gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit, Gimbo kishte kërkuar mundësinë për të zhvilluar një darkë romantike me Selinën.

 

Sipas njoftimit zyrtar të lexuar para banorëve, kjo kërkesë është miratuar.

Vëllai i Madh ka udhëzuar dyshen të drejtohen në dhomën e surprizave për të shijuar darkën, e cila është cilësuar si rreptësisht private, duke ua ndaluar hyrjen banorëve të tjerë.