Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 në Klan Arena ka mbledhur jo vetëm finalistët, por edhe ish-banorët që kanë qenë pjesë e këtij edicioni, duke i dhënë mbrëmjes një dimension edhe më emocional.
Të eliminuarit janë parë në ambientet e arenës, duke përshëndetur publikun dhe duke ndarë momente me njëri-tjetrin para nisjes së spektaklit përmbyllës.
Mes tyre ka spikatur veçanërisht prezenca e ish-banores shumë të përfolur, Alba Pollozhani, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpi kishte trazuar ujërat me dinamikat dhe debatet e forta.
Ajo ishte tërhequr vullnetarisht nga gara pasi kishte deklaruar se do të mbulohej, ndërsa sonte u shfaq pa mbulesë në natën finale të BBVK 4, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.