Pranvera Hyseni, shkencëtarja shqiptare që punon për NASA-n, ka ngritur Kosovën në piedestalin më të lartë në arenën ndërkombëtare.
Gjatë një ligjërate para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo tregoi me krenari se si Kosova, një shtet i vogël i dalë nga lufta, ka arritur të ndërtojë një observator dhe të zhvillojë projekte të rëndësishme shkencore.
Mesazhi i saj frymëzues për përkushtimin, dijen dhe ëndrrat e mëdha po bën jehonë të gjerë, duke u kthyer në një moment krenarie për të gjithë shqiptarët.