Pamje se si filloi rra’hja te Rruga B në Prishtinë dhe vazhdoi më pas në Bregun e Diellit

Janë publikuar pamjet nga përleshja fizike mes disa personave që ndodhi në orët e mbrëmjes në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Në një video shihet se rrahja mes disa personave ka përfunduar në Rrugën ‘B’ për të vazhduar me pas në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në lagjen ‘Bregu i Diellit’.

Nga kjo përleshje, një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana