Pas emrave të njohur të ekranit si: Romir Zalla, Mimoza Ahmeti dhe Akili, duket se të tjerë emra të njohur janë mikluar nga produksioni i edicionit të tretë.
Ledian Agalliu është një ndër emrat që përflitet për të qenë ‘fermer’. Pas ndarjes nga Elhaida Dani, balerini është personazhi që i duhet Fermës, për të krijuar mbase një romancë aty brenda.
Gjithashtu do jetë pjesë edhe Indri Shiroka, i cili ishte protagonist në filmin “Pasaporta” të Eduart Grishajt.
Teksa më shumë janë zbuluar emra meshkujsh, informacionet për ‘Pamfleti’ rrëfejnë edhe për pjesmarrjen e Inida Gjatës, e njohur si Zhaku, e cila vjet ishte në rolin e opinionistes. Me sinqeritetin dhe impulsivitetin që e karakterizon, Zhaku do dijë të dhurojë spektakël.
Flitet se Ilir Shaqiri do jetë pjesë e Fermës, por zërat janë se mund të jetë në rolin e kryeplakut.
Gjithsesi, arsyeja pse Ferma po mbledh personazhe me emër është një dhe e vetme: pagesa. Të gjithë pjesmarrësit do të paguhen për ditët e qëndrimit, pavarësisht çmimit të madh. Pagesa varet nga rëndësia e secilit personazh.
Pjesë e produksionit janë emra si Eraldo Rexho dhe Zefina Hasani.
Flitet se disa ish-teknikë të Big Brother Albania, të cilët nuk janë marrë më në punë nga TCH, do të jenë pjesë e stafit të Fermës, ndërsa drejtori i ndriçimit do të vijë nga Italia dhe është i njëjti që dikur punonte për BBVA, në Top./ PAMFLETI