Egli Tako ka qenë dje e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.
E pyetur rreth Big Brother-it të saj dhe komenteve të publikut Egli Tako u përgjigj kështu:
“Unë nuk mendoj se kam përcjellë negativitet atje brenda, në fakt unë ajo jam.
Dhe nuk është se mbaj ndonjë inat të madh me njerëzit që nuk ndajnë të njëjtin mendim me mua ose që nuk i përkrahin ca veprime se mbase vërtet nuk ka qenë për t’u përkrahur.
Të gjithë bëjmë ndonjëherë veprime të gabuara. Mund të jetë edhe problemi im, por prandaj ndonjëherë bie dakord me veten dhe i mirëkuptoj.
Mua në fund të ditës edhe familja ime nuk është se më ka dhënë dorën dhe më kanë thënë ‘sa bukur e bëre’.