Miri shpërthen: “Jam akuzuar kot!” – Deklarata që po çmend rrjetin

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania ka shpërthyer një tjetër debat i fortë që po bën xhiron e rrjetit!

Këtë herë në qendër të vëmendjes është Miri, i cili ka hedhur dyshime të forta për raportin me Selin. Gjatë një bisede të tensionuar, ai u shpreh:

“Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua? Unë jam akuzuar gjithë kohës sikur kam ndjenja… po mos është e kundërta?”
Deklarata erdhi pasi Juela i tha hapur:

“Ajo ka ndjenja për ty, Miri. Sytë që ka Selin për ty, unë nuk i kam pasur me një mashkull që nuk më pëlqen.”
Kaq mjaftoi që situata të ndizet! Miri theksoi se përqafimet nuk kanë qenë me detyrim dhe se asnjëherë nuk ka dashur të japë sinjale të gabuara. Ai shtoi gjithashtu se askush nuk e ka pyetur për bashkëshorten, duke lënë të kuptohet se po ndihet i gjykuar padrejtësisht.

Në debat u përfshi edhe Armir Shahini , duke e bërë situatën edhe më të nxehtë brenda shtëpisë.

A po lind një histori e re në BBV, apo gjithçka është keqkuptim? Publiku tashmë është i ndarë në dy kampe dhe rrjeti po zien nga komentet.