Leonard Kerquki: “Guxo” e ndarë dysh për Vjosa Osmanin – Gërvalla kundër, Peci pro?

Kërquki thotë se Donika Gërvalla është kundër, ndërsa Faton Peci pro presidentes.

Gazetari Leonard Kërquki ka deklaruar se brenda Partisë Guxo ka qëndrime të ndryshme sa i përket presidentes Vjosa Osmani.

Kërquki ka theksuar se, megjithatë, grupi i deputetëve të këtij subjekti politik paraqitet i unifikuar në qëndrime publike, duke lënë të kuptohet se dallimet ekzistojnë më shumë në nivel individual sesa në vendimmarrje formale.

Sipas tij, ministrja Donika Gërvalla mban qëndrim kundër Osmanit, ndërsa Faton Peci ka një qasje më mbështetëse ndaj saj.