LAJM I FUNDIT/ Rama ndryshon qeverinë, ja kush do të jetë në vend të Ballukut

Vijon mbledhja e grupit parlamentar të PS.

Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në të paktën katër ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi