TË TË VIJË TURP!” – SKANDAL në BBV, shpërthen përplasja e rëndë që tronditi shtëpinë (VIDEO)

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP ka degraduar në ofendime gjatë pasdites së sotme, teksa banorët po përgatitnin listën e buxhetit.

Gjithçka ka nisur kur Brikena dhe Shëndrit Lumi, si përgjegjës për llogaritë e javës, po tentonin të përfundonin listën mes zhurmës së banorëve të tjerë

Tensioni ka arritur kulmin kur Artani është kapur pas lëvizjeve të Mateos me kalkulator, duke u bërë pengesë direkte në kryerjen e detyrës nga dy përgjegjësit.

Ndërhyrja e Artanit dhe insistimi i tij për të kontrolluar mjetet e llogaritjes ka bërë që Shëndrit Lumi të humbasë totalisht qetësinë.

I revoltuar nga ajo që ai e konsideroi si një lojë të pisët dhe pengesë në çështjen jetike të ushqimit, Shëndriti i është kthyer me tone mjaft të ashpra Artanit.

Ai nuk i ka kursyer ofendimet e rënda, duke e quajtur “debil” dhe “të poshtër”, ndërsa i ka kërkuar llogari me ulërima se pse po pëzihet në një punë që nuk i takon.

“Pse po përzishesh? Çfarë po të intereson ty? Pse përzishesh te buka? Të të vijë turp” ka thirrur Shëndriti, duke e akuzuar Artanin se po tentonte të prishte procesin qëllimisht. /Prive By Liberta Spahiu