Ofendimet ndaj Juelës, reagon e motra: Kemi frikë për çfarë mund t’i ndodhë brenda..

Jetmira, motra e Juelës së Big Brother, ishte e ftuar sot në një lidhje live me emisionin Shqipëria Live, ku komentoi ngjarjet e fundit brenda shtëpisë, duke përfshirë edhe hapjen e Kutinë së Pandorës nga motra e saj.

Gjatë intervistës, Jetmira shprehu shqetësimin e saj për situatën e vështirë që po kalon motra e saj brenda shtëpisë.

Ajo theksoi se familja shpesh ndjen frikë për fjalët e ashpra dhe ofendimet që Juela po merr nga disa banorë, duke e bërë të vështirë për ta të ndjekin ngjarjet.

“Kjo mjafton besoj të hapësh faqen e ‘Big Brother’ në Instagram dhe ta shohësh. Nganjëherë kemi frikë të shohim, sepse Greta që mbrëmë dhe sot e ka kapur me fjalë jo shumë të pranueshme,” – tha Jetmira, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën e motrës.

Ajo e pranoi se ndonjëherë situatat e tilla mund të jenë pjesë e lojës, por disa fjalë të përdorura janë të papranueshme dhe nuk duhet të thuhen nga një femër ndaj një tjetër. Kjo e bën situatën edhe më të ndjeshme për familjen e Juelës.

“E kuptoj që mund të jetë lojë nervash dhe të provokosh kundërshtarin, por janë përdorur disa fjalë që nuk janë absolutisht të pranueshme, sidomos të një femre ndaj një femre tjetër,” – theksoi Jetmira, duke theksuar rëndësinë e respektit mes femrave.

Në lidhje me komentet e opinionistes Monika Kryemadhi, e cila tha se Juela nuk mbështet femrat, Jetmira u shpreh se motra e saj e di shumë mirë vlerën e femrës, pasi është rritur në një familje me katër motra dhe një nënë të mrekullueshme.

“Juela kurrë nuk ofendon e para, por normalisht në këtë situatë do të mbrohet,” – shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se përballja me fjalët e rënda të disa banorëve e ka vënë motrën në presion të madh emocional.

Familja ndjek me shqetësim rrugëtimin e Juelës brenda shtëpisë dhe momentet e fundit kanë qenë sfiduese për të. Kjo situatë ka ngritur pyetje të shumta mbi dinamikat e marrëdhënieve brenda shtëpisë dhe ndikimin e tyre në shëndetin mendor të banorëve.