Greta e pështyu në fytyrë, vjen me reagim publik familja e Juelës

Akti i paprecedentë i ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Greta pështyu drejtpërdrejt në fytyrë Juelën pas një debati të ashpër, ka sjellë një reagim të fortë dhe të menjëhershëm nga jashtë.

Familja e Juelës (Familja Nikolli) ka thyer heshtjen përmes një deklarate zyrtare, duke dënuar ashpër bullizmin dhe sjelljet denigruese që po rëndojnë mbi vajzën e tyre.

 

Në letrën e tyre të hapur, familja thekson se situata ka dalë jashtë çdo norme njerëzore dhe shoqërore. “Kur cenohet dinjiteti personal, shkelet privatësia dhe tentohet të shkatërrohet imazhi… kjo nuk mund dhe nuk duhet të quhet më LOJË,” – shprehen ata të revoltuar.

Familja i referohet drejtpërdrejt akteve ekstreme si shtyrjet e përsëritura me këmbë dhe pështyma në fytyrë, duke i cilësuar si poshtërim publik që nuk ka vend në asnjë garë apo format argëtimi.

Deklarata e plotë: