E dashura e Klodit, Alice Maselli, më në fund ka thyer heshtjen pas zhurmës së madhe të dasmës së improvizuar në Big Brother VIP Kosova.
E gjendur nën një presion të jashtëzakonshëm dhe mesazheve negative nga ndjekësit, ajo vendosi të sqarojë përfundimisht situatën, veçanërisht afrimitetin e shumëpërfolur të Klodit me Elijonën.
Ndryshe nga dramat që priteshin, Alice u tregua e prerë dhe plot klas: ajo beson plotësisht te miqësia djalë-vajzë. Për të, raporti me Elijonën nuk përbën asnjë rrezik për sa kohë mbetet strikt shoqëror, madje shtoi me humor se i duket “funny” edhe dyshja Klodi-Londrimi. Megjithatë, ajo dha edhe lajmin që askush nuk e priste për finalen: nuk do të mundet të jetë fizikisht e pranishme në Prishtinë. Me deklaratën “Do ta mbështes Klodin”, Alice u dha fund aludimeve për krizë, duke konfirmuar besimin e saj të plotë.