Një moment i papritur tensioni është regjistruar gjatë emisionit “Zgjohu me MCN”, ku në lidhje skype ishte ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj, ndërsa i ftuar fotografi Feliks Bilani.
Debati nisi teksa në studio po diskutohej një temë delikate që shpesh krijon përplasje në çift: miqësitë e ngushta të partnerëve me persona të tjerë. Fillimisht, diskutimi zhvillohej në mënyrë normale, por shumë shpejt situata mori një kthesë të papritur.
Teksa Tozaj po jepte argumentet e tij, Bilani ndërhyri duke i thënë se po i drejtohej “personit të gabuar” për këtë temë, çka duket se rriti tensionin mes tyre.Momenti kulmor erdhi kur Tozaj reagoi me një nënqeshje, gjë që nuk u prit mirë nga fotografi. I irrituar, Bilani u ngrit nga vendi, duke thënë:
“O Elton unë e di që ti je rrotë ka*i” dhe hoqi mikrofonin, duke lënë studion në mes të emisionit.Situata krijoi një atmosferë të sikletshme në studio, ndërsa drejtuesit e programit u përpoqën të qetësonin situatën dhe të vijonin transmetimin.
“Je rrotë k**i”- Shpërthen debati në studio, i ftuari ofendon ish-banorin e BB dhe largohet nga emisioni.