Selin bën deklaratë befasuese lidhur me Mirin dhe gruan e tij (Video)

Selin Bollati ka komentuar edhe një herë për raportin e saj me Armir Shahinin – Mirin.

Kjo pasi mësoi për ‘Kutinë e Pandorës’ të Mirit, fjalët e babait të saj që kishte thënë në një emision.

 

Në një bisedë me Juelën e Arditin, ajo ka lënë të dyshohet për marrëdhënien që këngëtari ka jashtë me bashkëshorten.

Teksa flet për rrjedhën e historisë dhe atë se si erdhi këtu, banorja bëri dhe një deklaratë të fortë.

“Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie konkrete”, u shpreh ajo.

Selin u bazua edhe në fjalët që Miri i kishte thënë dhe në një formë ngacmimet ndaj saj.